Në një ceremoni të shkurtërPresidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë për formimin e qeverisë grupit të dytë parlamentar më të madh në parlamentin e 48-të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
“Ne po e propozojmë akademikun Nikollaj Denkov për kandidat për kryeministër”, tha kryetari i grupit parlamentar të “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Andrej Gjurov.
Besoj se do ta shfrytëzoni kohën për të kërkuar mbështetjen e nevojshme nga forcat e tjera politike dhe do të ktheheni me një mandat të plotësuar, tha Radev.
“Po e pranoj këtë mandat të dytë me vetëdijen e qartë se detyra është jashtëzakonisht e vështirë”, u përgjigj kandidati për kryeministër. “Shumë njerëz madje thonë se është e pamundur. Por ne jemi të bindur se duhet të bëjmë gjithçka që duhet për të formuar një qeveri. Shumë probleme janë grumbulluar, shumë reforma janë vonuar dhe ne kemi nevojë për një qeveri që do t'i bashkojë njerëzit dhe do t'i zgjidhë problemet e tyre. Kjo është arsyeja se pse ne kemi ndryshuar qasjen në përgatitjen dhe zbatimin e këtij mandati. Ne i kemi shfrytëzuar festat për të përcaktuar 4 synime kombëtare që besojmë se i bashkojnë njerëzit dhe formacionet politike dhe për të bërë një listë aktivitetesh që, nëse kryhen në vitin 2023, do të na afrojnë me përmbushjen e këtyre synimeve kombëtare dhe do të rivendosin besimin e njerëzve në politikanë. Në diskutimin e këtyre qëllimeve dhe zbatimin e tyre u përfshinë 3 formacione - "Bullgaria Demokratike", Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe "Ngritja Bullgare", tha Denkov.Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj. Këtë e deklaroi në margjinat e parlamentit Bojko Borisov, kreu i partisë në pushtet GERB. Në..
Nominimi për menaxher special, i cili do të marrë përsipër katër kompanitë e "Lukoil Bullgaria", është Rumen Specov, njoftoi Ministri i Ekonomisë Petër Dillov. "Personi i nominuar nga unë përmbush të gjitha kërkesat ligjore", ishte kategorik Dillov...
Komisioni Evropian ka vendosur përkohësisht “në pauzë” procesin e vlerësimit paraprak të kërkesës së Bullgarisë për këstin e tretë të pagesës nga Plani Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, i cili kap vlerën e 1.6 miliardë eurosh, raportuan për..
Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi..
Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të hapë një qendër teknologjike në Bullgari, të fokusuar në teknologji të reja si Big Data,..