Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pesë persona kanë vdekur me Covid në 24 orët e fundit

Foto: pixabay

301 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u rritën me 227 nga një ditë më parë. Mbi 59% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 6.1% e 4 899 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 6% të treguesit të martën, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i të sëmurëve të regjistruar aktivë u ul me 36 në 3836. Në spitale u shtruan 82 të infektuar. 52 nga të sapo pranuarit ose 63.41% nuk janë të vaksinuar. Të shtruarit janë ulur me një në 367. Janë 34 të infektuar në terapi intensive.

Pesë persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur gjatë harkut të shënuar kohor. Tre nga të vdekurit nuk janë imunizuar. 332 veta u shëruan të martën. Janë administruar 126 vaksina.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit është për vizitë në Bullgari

Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..

botuar më 25-02-26 9.16.PD

Parashikimi i motit për 26 janarin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..

botuar më 25-02-25 7.35.MD

Presidenti dhe ministri i mbrojtjes: Na duhen më shumë para për mbrojtjen

“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..

botuar më 25-02-25 5.08.MD