Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina e konsideron si "hipokrizi" thirrjen e Putinit për një armëpushim për Krishtlindje

Foto: BGNES

Vladimir Putin ka urdhëruar një armëpushim përgjatë vijës së kontaktit luftarak në Ukrainë, sot nga ora 12:00 deri në orën 24:00 të 7 janarit, njoftoi departamenti ushtarak rus, cituar nga TASS. "Meqenëse shumë qytetarë ortodoksë jetojnë në zonat e armiqësive, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase që t'u japë atyre mundësinë për të marrë pjesë në mbrëmjen e Krishtlindjeve dhe në shërbesat e Lindjes së Krishtit," thuhet në dokumentin e nënshkruar nga ai.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Volodimir Zelenski tha: "Ata duan të përdorin Krishtlindjet si një mbulesë për të ndaluar lëvizjen e djemve tanë në Donbas për një kohë dhe për të sjellë pajisje, municione dhe ushtri të mobilizuar më afër pozicioneve tona. Kjo do të çojë në një rritje tjetër të humbjeve. E gjithë bota e di se Kremlini përdor qetësimin e luftës për ta vazhduar atë me energji të përtërirë.” Mihajllo Podoljak, një këshilltar i presidentit ukrainas, e përshkroi si "hipokrizi" dhe "gjest propagandistik" armëpushimin e shpallur me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse dhe akuzoi Moskën se dëshiron të fitojë kohë, raporton Reuters. "Rusia duhet të largohet nga territoret e pushtuara dhe vetëm atëherë do të ketë një armëpushim të përkohshëm," vuri në dukje ai në Twitter. “Putini ishte gati të bombardonte spitalet, kopshtet dhe kishat më 25 dhjetor dhe në ditën e Vitit të Ri”, komentoi nga ana e tij Joe Biden urdhrin dhe supozoi se presidenti rus po përpiqet të marrë frymë për veprimet e tij ushtarake.

Gjermania do të ndjekë SHBA-në dhe do t'i sigurojë Ukrainës sistemin e mbrojtjes raketore Patriot, thanë në një deklaratë të përbashkët kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti amerikan Joe Biden. Shtetet e Bashkuara po përgatisin ndihmë të re ushtarake për Kievin me vlerë 2.85 miliardë dollarë, dërgesa më e madhe e pajisjeve ushtarake deri më tani, dhe Franca do t'i dërgojë Kievit automjete të lehta luftarake të blinduara.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BE-ja ndan fonde për Bullgarinë për stacionet e karikimit

Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen e ndotjes nga automjetet. Bullgaria merr pjesë në dy nga këto projekte dhe do të marrë fonde për..

botuar më 25-11-17 4.22.MD
Ministri i Zhvillimit Rajonal Ivan Ivanov (majtas) merr detyrën nga Elmedin Konaković

Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë vendet e Strategjisë së Danubit të BE-së

Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni simbolik të një anijeje gjatë Forumit Vjetor për Zhvillimin e Strategjisë së Danubit në Sarajevë...

botuar më 25-11-17 9.57.PD

E ardhmja e Lukoil Burgas varet nga SHBA-të dhe pronari, tha zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev

Lidhur me Lukoil, stuhia ka kaluar kryesisht, por ende ka rreziqe. Kjo u deklarua nga zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev për bTV. Ai theksoi 3 rreziqe për qeverinë në lidhje me të ardhmen e rafinerisë së naftës Lukoil në Burgas. Në vend të parë nuk..

botuar më 25-11-17 8.49.PD