Në qytetin Veliko Tërnovo (Bullgari Veriore) me një ritual ushtarak dhe vendosjen e luleve u festua 175 vjetori i lindjes së Hristo Botevit. Politikanë, persona publikë dhe qytetarë u mblodhën para monumentit të Hristo Botevit, i cili katër vjet më parë iu dhurua banorëve të Veliko Tërnovës nga Universiteti Ushtarak Kombëtar, për të treguar respektin e tyre për revolucionarin, poetin dhe publicistin e madh bullgar.
Në sheshin përballë kalasë së Carevecit, Mitropoliti Grigori i Veliko Tërnovos shenjtëroi dhe bekoi flamurin e Universitetit Ushtarak Kombëtar "Vasill Levski", transmetoi korrespondentja e BNR në Veliko Tërnovo Zdravka Masljankova.

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..