Forcat ukrainase po zmbrapsin sulmet e vazhdueshme në qytetin Bahmut në rajonin lindor të Doneckut dhe po mbajnë pozicione në Soledar aty pranë, por janë në një "situatë shumë të vështirë", tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në fjalimin e tij të mesnatës. Ai theksoi se komandanti i forcave tokësore, gjen. Aleksandër Sirski, ndodhet në zonë dhe ka organizuar transferimin e përforcimeve dhe fuqisë së zjarrit.
Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW citoi Evgeni Prigozhin, udhëheqës i kompanisë ushtarake ruse Wagner, të ketë thënë se afër Bahmut dhe Soledar ka "qytete nëntokësore" në minierat e vjetra dhe ata po ndalojnë përparimin rus. Sipas ISW, Prigozhin ka qëllim pushtimin e dy qyteteve në fjalë për shkak të dëshirës së tij për të përfituar depozitat e gipsit dhe kripës atje për shfrytëzim. Ish-ministri ushtarak i separatistëve në Lugansk, Igor Strelkov-Girkin, kritikoi komandën ushtarake ruse dhe Prigozhin, sepse, sipas fjalëve të tij edhe para se të sulmonin aglomeracionin Bahmut-Soledar, ata dinin për objektet nëntokësore, "por i shpenzonin njerëzit". Pra, "madje të arrihet një fitore taktike", sulmuesit "tashmë kanë humbur strategjikisht" duke hedhur kundër tyre forcat dhe mjetet e tyre më të mira, tha Strelkov.Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..
I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..