Forcat ukrainase po zmbrapsin sulmet e vazhdueshme në qytetin Bahmut në rajonin lindor të Doneckut dhe po mbajnë pozicione në Soledar aty pranë, por janë në një "situatë shumë të vështirë", tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në fjalimin e tij të mesnatës. Ai theksoi se komandanti i forcave tokësore, gjen. Aleksandër Sirski, ndodhet në zonë dhe ka organizuar transferimin e përforcimeve dhe fuqisë së zjarrit.
Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW citoi Evgeni Prigozhin, udhëheqës i kompanisë ushtarake ruse Wagner, të ketë thënë se afër Bahmut dhe Soledar ka "qytete nëntokësore" në minierat e vjetra dhe ata po ndalojnë përparimin rus. Sipas ISW, Prigozhin ka qëllim pushtimin e dy qyteteve në fjalë për shkak të dëshirës së tij për të përfituar depozitat e gipsit dhe kripës atje për shfrytëzim. Ish-ministri ushtarak i separatistëve në Lugansk, Igor Strelkov-Girkin, kritikoi komandën ushtarake ruse dhe Prigozhin, sepse, sipas fjalëve të tij edhe para se të sulmonin aglomeracionin Bahmut-Soledar, ata dinin për objektet nëntokësore, "por i shpenzonin njerëzit". Pra, "madje të arrihet një fitore taktike", sulmuesit "tashmë kanë humbur strategjikisht" duke hedhur kundër tyre forcat dhe mjetet e tyre më të mira, tha Strelkov.Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden) sipas stilit të vjetër. Kjo është një ditë, në të cilën nderohen gjyshet – gra që ndihmojnë në lindjen..
Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kalas. Ai theksoi përkushtimin e vendit tonë për një Bashkim..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e financave Temenuzhka Petkova dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev si përfaqësues të qeverisë. Ai..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..