Po e kthej dosjen me mandat të paplotësuar për formimin e qeverisë, këtë ia tha presidentit Rumen Radev akademiku Nikollaj Denkov, kandidat për kryeministër nga partia “Po e vazhdojmë ndryshimin”, pasi ditën e premte Parlamenti nuk e pranoi deklaratën e tyre për qeverisjen e vendit. "Jam i sigurt se kjo përpjekje ia ka vlejtur - debatet, diskutimi në cilin drejtim të zhvillohet Bullgaria nuk është një aktivitet akademik, është një çështje për të ardhmen e fëmijëve tanë", tha Denkov.
“Bashkëmendimtarët dhe partnerët tuaj të koalicionit nga “Bullgaria Demokratike” deklaruan se mënyra e vetme për të formuar një qeveri me mandatin e tretë është nëse arrihet një marrëveshje mes jush dhe GERB-it, ndaj ju kërkoj ta diskutoni këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme” - u përgjigj Rumen Radev.
Bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" Hristo Ivanov tashmë ka deklaruar dëshirën e tyre për marrjen e mandatit të tretë. Më 9 janar në Plovdiv, Ivanov shpjegoi se kushdo që merr mandatin e tretë për formimin e qeverisë, do të duhet të ndjekë formulën e përdorur në negociatat për dy mandatet e para - të mos flasim për koalicion qeverisës, por për qëllime qeverisëse. Ai sqaroi se ata do të mbështesin një qeveri vetëm me angazhime të qarta për reforma kushtetuese të prokurorisë, luftimin e korrupsionit dhe kufizimin e ndikimit rus në vend.Bullgaria do të lejojë që një aeroplan që transporton Vladimir Putin të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore për të lehtësuar një takim të mundshëm midis Udhëheqësit rus dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Budapest. Kjo u njoftua nga..
Edicioni i 10-të përvjetor i Festivalit Ndërkombëtar “Da Fest” i prezanton publikut vepra nga yje të nivelit botëror nga skena e arteve digjitale. Forumi pesëditor, i organizuar nga organizata për zhvillimin e arteve digjitale dhe moderne “Da Lab” dhe..
Një ekspozitë me punime në letër guri hapet sot, 21 tetor, në Bibliotekën Kombëtare “Ivan Vazov” në Plovdiv, njoftoi institucioni. Autorët e tyre janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve “Canko Llavrenov” dhe në Shkollën Kombëtare të Arteve..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit..