Në fjalimin e tij tradicional televiziv të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se trupat ukrainase po u rezistojnë "sulmeve të reja, edhe më të ashpra" në Soledar, afër Bahmutit, të cilin Moska po përpiqet ta pushtojë prej muajsh. Sipas pamjeve të publikuara nga grupi rus "Wagner", luftimet në rrugë në Soledar po zhvillohen në qendër të qytetit pranë ndërtesës së administratës komunale në qytetin dikur me 70 000 banorë në veri të Bahmutit. Në orën 4 të mëngjesit të 10 janarit, komanda ukrainase njoftoi se sulmet ruse në të dy qytetet ishin zmbrapsur.
Dhe ndërsa forcat ruse mburret se kanë pushtuar fshatin Bahmutskoe në rajonin e Doneckut, i cili është përballë Soledarit, ushtria ukrainase mburret se, pas rotacionit të njësive ushtarake, i kanë rifilluar luftimet në rajonin e Luganskut pranë qyteteve Svatovo dhe Kremennaja, raportoi UNIAN.
"Roli në rritje i grupit ushtarak Wagner dhe transformimi i liderit të tij Evgeni Prigozhin në një qendër alternative të pushtetit është padyshim një shenjë e dëshpërimit në Kremlin për dështimet në Ukrainë," tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price, transmetoi “Zëri i Amerikës”. Sipas fjalëve të tij, SHBA po kërkon të ndryshojë dinamikën e mbrojtjes ukrainase duke rritur ndihmën ushtarake për Kievin, e cila do të përfshijë automjete të blinduara dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Ai deklaroi se mbështetja për partnerët ukrainas do të vazhdojë sipas nevojës.Ideja që shteti të marrë të vetmen rafinerinë e naftës në Bullgari - "Lukoil Neftohim" në Burgas, e propozuar më 29 janar nga "DPS-Fillimi i Ri" dhe partia MEÇ, ndau formacionet e përfaqësuara në parlament. Propozimi u hodh poshtë nga GERB dhe "Po e..
Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare nuk ka informacion se në mesin e anëtarëve bullgarë të ekuipazhit të anijes "Vezhen" të ndaluar në Suedi ka agjentë të shërbimeve të huaja ose autorë të veprave kriminale, njoftoi drejtori i agjencisë, Pllamen..
Rasti i anijes së ndaluar “Vezhen” është diskutuar të martën me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit Evropian, bëri të ditur eurodeputeti Andrej Novakov. Sipas tij, është e mundur që palë të treta në anijen e ndaluar të..
Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..