Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bullgaria Demokratike” është gati të udhëheqë një qeveri teknike

Hristo Ivanov
Foto: BGNES

"Bullgaria Demokratike" është e gatshme të marrë përgjegjësinë dhe të emërojë një qeveri për të zgjidhur 5 detyra kombëtare. Ajo do të jetë teknike dhe nuk do të zgjidhë përçarjet politike, por do të vendosë në vend të parë interesin kombëtar, njoftoi për bTV, bashkëkryetari i koalicionit Hristo Ivanov.

Detyrat kombëtare do të përmbushin ëndrrën për një Bullgari evropiane: hyrja në Shengen dhe eurozonë, zbatimi i reformës në drejtësi, zbatimi i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe modernizimi i ushtrisë. Qeveria teknike me mandatin e tretë do të përbëhet prej njerëzish të cilëve mund t'u besohet politikisht dhe të cilët mund ta kryejnë punën, sepse shkuarja në zgjedhje të parakohshme vë në dyshim zgjidhjen e pesë detyrave në fjalë, tha Ivanov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

9 vagonët e parë të modernizuar nga Gjermania tashmë janë në Bullgari

Sot në Bullgari kanë mbërritur 19 nga gjithsej 76 vagonët e modernizuar të pasagjerëve që Hekurudhat Shtetërore Bullgare blenë nga kompania gjermane “Deutsche Bahn”, njofton Ministria e Transportit. Vagonët gjermanë që janë të përdorimit të..

botuar më 24-05-23 4.14.MD

Presidenti bullgar dhe Papa bënë thirrje për t'i dhënë fund gjakderdhjes në Gazë dhe Ukrainë

Presidenti Rumen Radev dhe një delegacion bullgar i kryesuar nga ai janë për vizitë në Vatikan, ku u pritën në audiencë nga Shenjtëria e tij Papa Françesku. Një delegacion shtetëror bullgar sjell në Vatikan simbolet bullgare të paqes dhe..

botuar më 24-05-23 3.19.MD

Mbi dhjetë mijë persona tentuan të kalojnë kufirin në katër muajt e parë

Gjatë periudhës janar - prill të këtij viti, 10 549 persona tentuan të kalojnë kufijtë për të hyrë në vend. Këtë e tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për situatën e migracionit në vend, të publikuara në uebsajtin e departamentit,..

botuar më 24-05-23 12.27.MD