Bullgaria dhe Turqia konfirmojnë angazhimin e përbashkët të të dyja vendeve për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të tyre dhe kufijve të zonës euroatlantike. Kjo u bë e qartë në takimin e sotëm në Ankara të prokurorit të përgjithshëm të Bullgarisë Ivan Geshev me Mehmet Akarxha, kryetar i Gjykatës së Lartë të Turqisë dhe kryeprokurorin turk Bekir Shahin. Kryeprokurorët e të dy vendeve theksuan nevojën e thellimit të partneritetit për të luftuar migracionin ilegal dhe terrorizmin. Ata theksuan forcimin e aksioneve për ndërperjen e kanaleve të trafikimit të emigrantëve dhe ndjekjen penale të organizatorëve të këtij lloji krimi.
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..