Në një seancë në Komisionin Parlamentar të Energjisë, ministri në detyrë i energjisë Rosen Hristov njoftoi se Bullgaria po negocion me Rumaninë për furnizimin e gazit natyror pas vitit 2026. Ai saktësoi se tashmë bisedoi me kolegun e tij nga Rumania. Fqinji ynë verior është i gatshëm, nëse ka tepricë, të plotësojë edhe nevojat e Bullgarisë, pasi çështja është për çmimin, shtoi ai, cituar nga BTA. Bullgaria është gjithashtu e gatshme të zhvillojë bisedime të ngjashme me Turqinë, shtoi ministri Hristov. Ai ritheksoi se nuk ka marrëveshje me Turqinë për furnizimin me karburant blu, por vetëm për kalimin përmes tubacioneve turke të sasive të dakorduara nga Bullgaria.
Më 2 shkurt ka edhe një takim në Baku, ku do të diskutohet për furnizimet e gazit nga Azerbajxhani.
Qeveria miratoi marrëveshjen mes “Bullgargaz” dhe kompanisë turke “Botash”Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..