Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Temperaturat mbeten të pandryshuara, pothuajse nuk do të ketë reshje

Foto: Bozhidar Çollakov

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 1° deri në 4°. Maksimumi do të jetë nga 3° deri në 8°. Në Sofje, minimumi do të jetë rreth minus 1°, maksimumi deri në 4°.

Me përjashtim të Bullgarisë Jugperëndimore, në vend do të mbajë mot me vranësira. Dukshmëria do të jetë e zvogëluar në Rrafshinën e Danubit dhe në atë të Trakisë së Epërme. Në lindje do të ketë reshje shiu të dobët.

Në Detin e Zi do të mbajë mot i vranët me reshje të dobëta shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 7-9°. Uji i detit do të jetë 9-10°. Lëvizja e detit do të jetë deri në 3 ballë.

Mbi male do të mbajë vranësira dhe në bjeshkët me mjegull. Bora do të bjerë në rajonin qendror të malit Stara Pllanina. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m është 2°, në 2000 m minus 3°.

Të dielën temperaturat do të rriten me 2-3 gradë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD