Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov ka mposhtur rusin Aslan Karatsev në raundin e parë të Australian Open. Dimitrov triumfoi me rezultatin 7-6(3), 7-5, 6-2 dhe tani ka 13 fitore dhe vetëm një humbje në raundin e parë në Melburn. Ndër vite, Australian Open është turneu më i fortë i Grand Slam për Grigorin, i cili tashmë ka shënuar fitoren numër 30. Tenisti bullgar ka një gjysmëfinale dhe tre çerekfinale në turne.
Për Dimitrovin po vjen ndeshja me serbin Laszlo Jere, i cili mundi belgun Zizu Bergs. Bullgari nuk ka luajtur ende kundër 27-vjeçarit Jere, i cili renditet i 68-ti në botë. Me një tjetër sukses, Dimitrov mund të përballet me Novak Gjokoviqin në raundin e tretë.Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...
22-vjeçarja Kamelia Stoimenova ka thyer rekordin kombëtar të legjendës bullgare të notit Tanja Bogomillova në notin 200 metra për femra në një pishinë të vogël. Kjo u njoftua nga klubi i notit Sprint-Sofja, dhe lajmi u konfirmua për bTV nga Federata..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni..