Pyetjes së një gazetari për zgjedhjen e tij për t’ia dorëzuar mandatin e tretë grupit parlamentar të “BSP për Bullgarinë”, kreu i shtetit Rumen Radev iu përgjigj se po kërkonte partinë që ka shanset më të mëdha për formimin e qeverisë. Sipas tij, formacioni ruajti dialogun, nuk nxitoi të vendosë vija të kuqe dhe në shumë raste tregoi se është i gatshëm për kompromis dhe zgjidhje që janë të përbashkëta për një pjesë të madhe të partive në parlament. I pyetur për vazhdimësinë në politikë, presidenti tha se “kabineti teknik po bën të pamundurën për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ka përpara, në mënyrë që të funksionojë mirë në emër të Bullgarisë”. Sipas tij, të gjitha qeveritë e tjera duhet të ndjekin “politikën si artin e shfrytëzimit të mundësive”.
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës kritike. Ato u shkaktuan nga incidentet në kompanitë ruse në Evropë. Këtë e komentoi..
Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në prag të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Libanit, të..
Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në territorin e saj, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..
Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit..