Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjalti bullgar ka çmimin më të ulët të blerjes në Evropë, paralajmërojnë prodhuesit

Etiketa e produktit duhet të tregojë origjinën e tij

Foto: Pixabay

Etiketa e mjaltit duhet të tregojë vendin në të cilin është nxjerrë produkti, thuhet në një kërkesë të re të një urdhërese të Këshillit të Ministrave. Qëllimi është mbrojtja e shëndetit dhe e të drejtave të konsumatorëve, si dhe lehtësimi i aksesit në produkte me cilësi të lartë. Dokumenti përcakton gjithashtu karakteristikat e mjaltit - ai nuk mund të përmbajë aditivë ushqimorë.

Bletarët e mirëpresin masën e origjinës, por i bëjnë thirrje Agjencisë Bullgare të Sigurisë Ushqimore të forcojë kontrollin, pasi mjalti i lirë dhe me cilësi të ulët shpesh importohet nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, i cili ripaketohet dhe shitet si bullgar. Në të njëjtën kohë, “Bletarët e lirë bullgarë” – organizata më e madhe në këtë degë me struktura në 18 komuna, bëri të ditur se problemet në sektor janë të mëdha. Duhen ndryshime urgjente nga specialistë kompetentë për të ndërhyrë dhe për të menaxhuar në mënyrë adekuate, paralajmërojnë prodhuesit e mjaltit.

Bletarët nxjerrin në pah një kërcënim serioz ekologjik me pasoja afatgjata, siç është leja e përkohshme për përdorimin e pesticideve neonikotinoide në Bullgarinë Veriore. “Në këtë rast bëhet fjalë për jetën dhe shëndetin jo vetëm të bletëve, por edhe të njerëzve. Dhe ne si organizatë bletari dalim të mbrojmë si interesat e bletarëve bullgarë ashtu  edhe të qytetarëve bullgarë”, thotë Jasen Janev, kryetar i organizatës së bletarëve. Sipas tij, arsyeja e përjashtimit të lejuar me pesticidet e ndaluara është paaftësia e prodhuesve të drithërave për t’u marrë me hundëgjatëve të misrit dhe lulediellit. 

“Farat e trajtuara me pesticide të tilla bien në tokë - shpjegon bletari. - Qëndrueshmëria e pesticideve është të paktën 19 vjet dhe ne mund t’i marrim përmes ujit, ushqimit, ajrit. Në të njëjtën kohë, ato janë të tretshme në ujë gjatë gjithë gjatësisë së bimës. Dhe kur bletët marrin nektarin nga luledielli ose polenin nga misri, ato ngordhin.

Një problem tjetër që raportojnë bletarët është çmimi jashtëzakonisht i ulët i blerjes së mjaltit, ndonëse përdoruesit përfundimtarë blejnë një kilogram të eliksirit të bletës për 12-15 leva.

“Për momentin po bëhen manipulime të mëdha për këtë çmim – thekson Jasen Janev. - Fjala është për çmimin e blerjes së mjaltit 4.50-4.80 leva për shkak të spekulatorëve që abuzojnë me punën e bletarëve. Prandaj, përmes një letre drejtuar presidentit, po i drejtohemi institucioneve përkatëse – Ministrisë së Ekonomisë, Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, me pyetjen se a ka kartel në vendin tonë. Përgjigjet e marra do t’i paraqesim në Komisionin Evropian për Bujqësi dhe në Prokurorinë Evropiane, pasi kjo që po ndodh është krim kundër popullit bullgar. Është e pashpjegueshme pse ne kemi çmimin më të ulët të blerjes, duke qenë se nuk është i njëjtë në Rumani, Serbi, Greqi, Turqi, madje edhe në Gjeorgji dhe Azerbajxhan – në anën tjetër të Detit të Zi”.

Në letrën e tyre drejtuar kreut të shtetit, prodhuesit kërkojnë që Ministria e Bujqësisë të ndryshojë urgjentisht Këshillin Konsultativ të Bletarisë dhe në të ardhmen komuniteti akademik të përcaktojë politikën në këtë sektor. Ata gjithashtu duan të marrin informacion për strukturat që kanë thithur miliona leva për të reklamuar mjaltin bullgar. “Nuk është e mundur që disa njerëz të dalin dhe të flasin pa kuptim në media përgjithmonë”, argumentoi Jasen Janev. Dhe i bën një sfidë gazetarëve – kur në “Fletoren e Shtetit” botohet rregullorja e re e Këshillit të Ministrave, të shkojnë së bashku për të kontrolluar për t’u siguruar që edhe atëherë do të ofrohet glukozë në vend të mjaltit të pastër.

Përpilues: Diana Cankova (sias intervistës së Vanja Sllavova nga BNR, Varna)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Pixabay



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD