Çdo vit më 18 janar nderojmë kujtimin e Shën Athanasit të Madh.
Përveç të krishtere, kjo festë është edhe popullore - besohet se nga dita e Shën Athanasit moti “kthehet” dhe dimri fillon të largohet. Ditën e emrit sot festojnë të gjithë që mbajnë emrat Athanas, Athanaska etj.
Sot ju ofrojmë një nga këngët e fundit të një interpretuesi, që më 18 janar e ka ditën e emrit. Ky është Athanas Kateliev, i cili fitoi popullaritet si fituesi i konkursit “Zëri i Bulgarisë” 6. Në vitin 2021 në tregun muzikor doli albumi i tij debutues “Të humbur në kohë”. Si në të, ashtu edhe në projektet e tij të mëvonshme, Athanas vazhdon të punojë me kitaristin dhe kompozitor Angell Djullgerov. Të dy krijuan këngën e tyre të katërt të përbashkët “Duhet ta di” në dimrin e viteve 2021-2022, ndërkohë që punonin për një vepër krejt tjetër.
Athanas Kateliev thotë: “Angell Djullgerov është autori i aranzhimit të këngës “Duhet ta di”. Ishte tingëllimi i krijuar prej tij që më shtyu të shkruaj një tekst krejtësisht të ri për këngën dhe ta hedh mënjanë atë të shkruar tashmë.”
Duhet të di që ti je aty,
Edhe kur gjithçka na ndan.
Unë ende besoj se do të të gjej.
Duhet ta di!
Unë po të kërkoj, më jep dorën...
Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..