Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria po heton një ish-ministër të brendshëm për pastrim parash

Foto: BGNES

Prokuroria po punon mbi një informacion kundër një ish-ministri të brendshëm dhe një deputeti aktual në Kuvendin e 48-të Popullor. Sipas informacionit, ish-ministri i brendshëm u ka urdhëruar vartësve të tij që të mos denoncojnë në Prokurori, Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë Kundër Korrupsionit materiale për transaksione të dyshimta financiare të konstatuara nga një vend jashtë Bashkimit Evropian në llogarinë e një personi në një bankë bullgare. Personi akuzohet edhe për pastrim parash, njoftoi prokuroria. Sipas informacionit të BNR, ky është Bojko Rashkov nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 18 qershorin

Ditën e martë do të jetë me diell dhe nxehtë. Pas mesditës do të mbajë vranësira në zonat malore dhe në verilindje të Bullgarisë do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe..

botuar më 24-06-17 7.40.MD

Policët bullgarë do të monitorojnë sigurinë e Olimpiadës në Paris

Policë bullgarë do të shkojnë në Francë për të ndihmuar kolegët e tyre francezë në punën për të garantuar sigurinë e Lojërave Olimpike Verore dhe Paraolimpike në korrik dhe gusht 2024. Në kuadër të përgatitjes së ngjarjes në shkallë të gjerë,..

botuar më 24-06-17 6.38.MD
Rumen Hristov (në mes)

Rumen Hristov, GERB-SDS: Duhet të kemi një qeveri pro-evropiane

GERB-SDS dhe DPS panë ngjashmëri në programet e tyre në lidhje me prioritetet kryesore për vendin – hyrjen në Shengen edhe me kufijtë tokësorë, vënien e euros në qarkullim dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, tha Denica Saçeva nga ekipi negociator i..

botuar më 24-06-17 5.58.MD