Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina pret mbështetje serioze ushtarake pas takimit në Ramstein

Foto: Rojters

Ukraina po përgatitet për takimin e radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në bazën amerikane “Ramstein”, i cili zhvillohet sot, më 20 janar. Tema kryesore e takimit është dhënia e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë tanket gjermane Leopard 2. Gjermania është e gatshme të dërgojë tanket, por me kusht që SHBA-ja të dërgojë edhe tanke luftarake Abrams. Megjithatë, është e pasigurt nëse Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë tanke Abrams, pasi motorët e tyre punojnë me një përzierje vajguri që është e vështirë të merret në Ukrainë, ndryshe nga karburanti dizel. Tanket kryesore luftarake gjermane Leopard 2, tanket britanike Challenger 2 dhe makinat luftarake amerikane Stryker dhe Bradley mund të përdoren në kundërsulmin e planifikuar të Ukrainës në fund të dimrit ose gjatë pranverës. Në takimin në Ramstein pritet të diskutohet edhe mundësia e rieksportimit të tankeve gjermane nga vende të tjera, ndonëse deri më tani qeveria e Olaf Scholz nuk ka vendosur për një hap të tillë. Nga ana tjetër, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, nuk përjashtoi mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje gjatë bisedimeve me aleatët perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve mediatike, deri më tani në Berlin nuk është marrë asnjë kërkesë për licencë për rieksportin e tankeve Leopard 2.

Në kuadër të takimit të grupit të kontaktit që koordinon dërgesat në Ukrainë – “Ramstein”, Gjermani, ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov do të bisedojë me përfaqësues të Suedisë dhe Francës për të përshpejtuar procedurat për ofertat e avionëve luftarakë të përdorur.

Në të njëjtën kohë, forcat ruse po përgatiten për një kundër-ofensivë ndaj Ukrainës në shkallë të gjerë duke i përforcuar fortifikimet e tyre. Në punimet e mbrojtjes janë të përfshirë inxhinierë ushtarakë, specialistë për çminimin e territoreve, ndërtimin e fortifikimeve dhe kalimin e pengesave ujore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ambasadori i Polonisë në Bullgari Sh. e Tij Maciej Szymanski

Në Sofje u prezantuan prioritetet e Presidencës polake të BE-së

Prioritetet kryesore të Presidencës polake të Këshillit të BE-së do të jenë çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, mbrojtja e njerëzve dhe kufijve, rezistenca ndaj ndërhyrjeve dhe dezinformatave të huaja, garantimi i sigurisë dhe lirisë për biznesin,..

botuar më 25-01-22 10.07.PD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për përmirësimin e infrastrukturës dixhitale

Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..

botuar më 25-01-22 9.37.PD

Bullgaria prezantohet në ekspozitën turistike FITUR 2025 në Madrid

Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues..

botuar më 25-01-22 6.10.PD