Ukraina po përgatitet për takimin e radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në bazën amerikane “Ramstein”, i cili zhvillohet sot, më 20 janar. Tema kryesore e takimit është dhënia e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë tanket gjermane Leopard 2. Gjermania është e gatshme të dërgojë tanket, por me kusht që SHBA-ja të dërgojë edhe tanke luftarake Abrams. Megjithatë, është e pasigurt nëse Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë tanke Abrams, pasi motorët e tyre punojnë me një përzierje vajguri që është e vështirë të merret në Ukrainë, ndryshe nga karburanti dizel. Tanket kryesore luftarake gjermane Leopard 2, tanket britanike Challenger 2 dhe makinat luftarake amerikane Stryker dhe Bradley mund të përdoren në kundërsulmin e planifikuar të Ukrainës në fund të dimrit ose gjatë pranverës. Në takimin në Ramstein pritet të diskutohet edhe mundësia e rieksportimit të tankeve gjermane nga vende të tjera, ndonëse deri më tani qeveria e Olaf Scholz nuk ka vendosur për një hap të tillë. Nga ana tjetër, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, nuk përjashtoi mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje gjatë bisedimeve me aleatët perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve mediatike, deri më tani në Berlin nuk është marrë asnjë kërkesë për licencë për rieksportin e tankeve Leopard 2.
Në kuadër të takimit të grupit të kontaktit që koordinon dërgesat në Ukrainë – “Ramstein”, Gjermani, ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov do të bisedojë me përfaqësues të Suedisë dhe Francës për të përshpejtuar procedurat për ofertat e avionëve luftarakë të përdorur.
Në të njëjtën kohë, forcat ruse po përgatiten për një kundër-ofensivë ndaj Ukrainës në shkallë të gjerë duke i përforcuar fortifikimet e tyre. Në punimet e mbrojtjes janë të përfshirë inxhinierë ushtarakë, specialistë për çminimin e territoreve, ndërtimin e fortifikimeve dhe kalimin e pengesave ujore.Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..
Gjëja më e mirë për të bërë është që shteti të ndërhyjë dhe të blejë “Lukoil”. Atëherë shteti të kërkojë partnerë nëse dëshiron ta operojë vetë.Bullgarët duhet të kenë karburant të lirë. Kështu deklaroi lideri i “DPS-Fillimi i Ri” Deljan Peevski para..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar F-16 Block 70, që do të bëhet më 31 janar 2025 në bazën industriale të kompanisë prodhuese Lockheed..
Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..