Sekretari i klubit kulturor bullgar “Mbreti Boris III” në Ohër është rrahur mbrëmë dhe me nofullën e thyer është dërguar në spital, informoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Është konstatuar se kanë qenë tre sulmues dhe janë identifikuar. Në përgjigje të sulmit, eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev bëri thirrje në profilin e tij në Facebook për t'i dhënë fund dhunës, urrejtjes dhe diskriminimit. “Pres një përgjigje të menjëhershme nga autoritetet në të dyja vendet! Kjo situatë është e patolerueshme”, ka theksuar Kovaçev duke shtuar se këtë atmosferë urrejtjeje e ka krijuar klasa politike, mediat dhe rrethet akademike. Kovaçev ka biseduar në telefon me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Si kundërpërgjigje ndaj sulmit brutal, në faqen e klubit kulturor bullgar “Ivan Mihajllov” në Manastir shkruan se po të quhesh bullgar në Maqedoni kjo do të thotë sulme barbare dhe rrahje. "Tani sulmuesit do t'i dënojnë me kusht si Lambe (Alabakovski) dhe sulmet do të vazhdojnë edhe më të egra!" Është koha që Bullgaria të kujdeset për bullgarët që nuk jetojnë në vendlindje!”, kanë shkruar përfaqësuesit e klubit në Manastir.
Italia heton pretendimet për "gjueti njerëzish" në Sarajevë në vitet 1990 Prokuroria në Milano ka nisur një hetim mbi të dhëna tronditëse për ‘safari snajperësh’ të organizuara në Bosnjë gjatë luftës në fillim të viteve ’90. Thuhet..
Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..