Kuvendi Popullor ratifikoi me shumicë, me dy leximе, Marrëveshjen për blerje dhe shërbim të ndërsjellë midis Ministrisë sonë të Mbrojtjes dhe Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara. Partia “Vëzrazhdane” dhe Partia Socialiste Bullgare (BSP) shprehën rezerva në lidhje me dokumentin, i cili rregullon mbështetjen logjistike për kryerjen e stërvitjeve dhe aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes ndërmjet qeverive të Bullgarisë dhe të SHBA-së dhe është në fuqi më shumë se 20 vjet. Sipas Nikollaj Drençevit nga “Vëzrazhdane”, nga marrëveshja në masë më të madhe përfitojnë Shtetet e Bashkuara. BSP kundërshtoi, duke u argumentuar se Bullgaria po ratifikon një marrëveshje me një vend që nuk po i përmbush detyrimet e tij sipas ligjit, duke pasur parasysh dërgimin e vonuar të avionëve ushtarakë.
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë ...
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në eurozonë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, në hapjen e një kapaciteti të ri prodhimi në Sofje. “Ka shumë..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të..