Në takimin e lidershipit në parlament mes Partisë Socialiste Bullgare (BSP), GERB, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Ngritja Bullgare" nuk u arrit marrëveshje. "Po e vazhdojmë ndryshimin", "Bullgaria Demokratike" dhe "Vëzrazhdane" nuk pranuan të marrin pjesë. Në fillim të takimit, Kornelija Ninova theksoi katër çështje të rëndësishme - ligjet për Planin e Rimëkëmbjes, për buxhetin e vitit 2023, hyrja jonë në Shengen dhe reforma në drejtësi . Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se nuk ka pengesa dhe vija të kuqe për formimin e qeverisë, por nuk mund të shkelet vendimi i GERB-it që të mos mbështesë mandatin e BSP-së. Megjithatë, ai premtoi se do të bisedojë me kolegët për ndryshimin e këtij vendimi, sepse rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme nuk mund të jenë të ndryshme, por BSP-ja ka ndryshuar. Kreu i DPS-së, Mustafa Karadajë, theksoi se po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, për shkak të mungesës së dialogut mes partive në parlament. Nga ana e tij, Stefan Janev, kryetar i "Ngritjes Bullgare" komentoi se takimi i lidershipit ka qenë i rëndësishëm, por i vonuar. Pas bisedimeve mes forcave parlamentare që iu përgjigjën ftesës së BSP-së, kryetarja e së majtës, Kornelija Ninova, theksoi se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..