Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe ndihma ushtarake e Iranit për Rusinë janë ndër temat që ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë në një takim në Bruksel.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, u bëri thirrje vendeve të BE-së që të vazhdojnë negociatat për përdorimin e aseteve të sekuestruara të bankës qendrore ruse prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin e Ukrainës, raporton "Financial Times".
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i tha televizionit publik gjerman ARD se tani nuk është koha që Ukraina të tregtojë, por të mbijetojë. Ai falënderoi Berlinin për ndihmën e dërguar deri më tani, por theksoi se Ukraina ka nevojë për tanket gjermane Leopard dhe se ato nuk do të përdoren në territorin rus.
Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbock, tha për televizionin francez LCI se Berlini nuk do të qëndrojë në rrugën e Polonisë nëse Varshava vendos të dërgojë në Ukrainë tanke gjermane Leopard të marra nga Gjermania.Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar F-16 Block 70, që do të bëhet më 31 janar 2025 në bazën industriale të kompanisë prodhuese Lockheed..
200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna Diljana Georgieva, menaxhere e programit Space Camp Türkiye 2025. Konkursi për pjesëmarrje është tashmë..
Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 1°. Ditën e mërkurë në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht i..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti,..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..