Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori bullgar në Shkup është thirrur për konsultime në Sofje

Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut Angell Angellov
Foto: BGNES

Bullgaria thirri për konsultime ambasadorin e saj në Maqedoninë e Veriut, Angell Angellov. Arsyeja është gjendja e rëndë me të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe përshkallëzimi i manifestimeve dhe krimeve të urrejtjes ndaj tyre dhe shoqatave të tyre, që çoi në sulmin mizor të 19 janarit 2023 kundër Hristian Pendikov,  sekretar i klubit “Mbreti Boris III” në qytetin e Ohrit, si dhe deri në miratimin në nëntor 2022 të Ligjit diskriminues për emrat e shoqatave në Maqedoninë e Veriut.

Sulmuan dhe rrahën sekretarin e klubit kulturor bullgar në Ohër

Ministria e Punëve të Jashtme jep një notë proteste me rastin e sulmit në Ohër

Qëllimi i konsultimeve është të diskutohen mundësitë e ndalimit të trendit të rrezikshëm dhe të kërkohen perspektiva për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD