Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Media publike dorëzon çmimet e saj vjetore

Radio Bullgaria pret ditëlindjen e 88-të të Radios Kombëtare Bullgare me tre nominime për çmimin “Sirak Skitnik”

Ekipi i Redaksisë së Gjuhës Ruse konkurron për Çmimin e Madh për Kontribut në Zhvillimin e Medias

Çdo ditë është e veçantë, por 25 janari është veçanërisht solemn për të gjithë ne nga Shtëpia e Vjetër, siç shpesh e quajmë Radion Kombëtare Bullgare (BNR). Sivjet shënojmë 88 vjet nga themelimi i tij. Sipas traditës që nga viti 2001, kulmi i festës është dorëzimi i çmimeve vjetore të BNR-së dhe shpallja e fituesit të Çmimit të Madh “Sirak Skitnik”, me emrin e drejtorit të parë të medias - Panajot Todorov Hristov, i njohur nga pseudonimi i tij Sirak Skitnik.

Ceremonia solemne është sonte në Studion e Parë të BNR-së dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e internetit bnr.bg. dhe në kuadër të programit kombëtar “Horizont”. Në mesin e 24 të nominuarve - gazetarë, emisione, programe radiofonike, muzikantë dhe drejtori, fituesit e çmimeve të këtij viti do të përcaktohen në tri kategori: gazetari radiofonike, transmetim radio/projekt radio/projekt multimediatik/projekt muzikor dhe Çmimin e Madh “Sirak Skitnik” për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare.

Jo pa krenari kujtojmë se ishte “Radio Bullgaria” ajo që vitin e kaluar u bë fituese e Çmimit të Madh “Sirak Skitnik” – një statujë e Vezhdi Rashidov. Njohja u dha për programet ditore “Bullgaria Sot” në 9 gjuhë të huaj, i cili u restaurua në vitin 2021.

Programet në anglisht, gjermanisht, rusisht, frëngjisht, spanjisht, turqisht, greqisht, serbisht dhe shqip janë një produkt unik deri më tani në hapësirën digjitale me larmi lajmesh, temash dhe muzikë bullgare që përfaqësojnë atdheun tonë siç është sot.

Duke marrë statujën kryeredaktori i “Radio Bullgarisë” Krasimir Martinov tha: “Po ecim përpara!” Dhe e bëmë.

Gjatë vitit të kaluar, programi ynë vazhdoi të zhvillohet dhe të pasurohet

Para pak kohe familja jonë u pasurua me një anëtar të ri – redaksinë e gjuhës rumun dhe u rivendos programi zanor në bullgarisht, i cili është i disponueshëm në faqen tonë çdo ditë jave nga ora 19:00.

Përpjekjet tona nuk mbetën pa u vënë re dhe ekipi i “Radio Bullgarisë” mori sërish një nominim për programin "Bullgaria sot" dhe për pasqyrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2022 mes bullgarëve jashtë vendit. Me çka shprehim mirënjohjen tonë edhe për ju, dëgjuesit dhe bashkëbiseduesit tanë nga e gjithë bota, sepse edhe një herë dëshmuam se së bashku jemi një ekip i mirë “Bullgaria”.

Ekipi i Redaksisë së Gjuhës Ruse të “Radio Bullgarisë” këtë vit meritoi nominimin për çmimin e madh “Sirak Skitnik”.

Villhellm Balltaxhian, Snezhana Nikiforova, Desisllava Semkovska dhe Elena Paskallova

Në muajt jashtëzakonisht të vështirë dhe të paparashikueshëm të luftës në Ukrainë, Desisllava Semkovska, Snezhana Nikiforova, Elena Paskallova, Maria Atanasova dhe Villhellm Balltaxhian i përmbaheshën parimit kryesor në punën e tyre - përmbajtjes më korrekte, më të plotë dhe të bazuar në fakte. Ata ishin në dispozicion dhe ndihmuan kolegët e tyre nga programet e ndryshme të BNR-së me përkthimin, komentimin ose historinë.Transmetimi zyrtar i programeve të Radio Bullgarisë në rusisht startoi më 1 prill 1995. Sot, faqja është një nga më të lexuarat dhe më të dëgjuarat në sajtin tonë.

“Nominimi është një njohje që kolektivisht e meritonim, duke u përpjekur t’i informojmë dëgjuesit tanë sa më të detajuar, në kohë dhe në një nivel të lartë gjuhësor - thotë Villhellm Balltaxhian. - Detyra jonë kryesore është të shpërndajmë informacione për atë që po ndodh në Bullgari.”

Në kategorinë “Radio Gazetari” u nominua redaktorja jonë muzikore Allbena Bezovska.

Allbena Bezovska

Rruga e saj krijuese në tre dekadat e fundit është lidhur me “Radio Bullgarinë”. “Është jashtëzakonisht bukur të marrësh mirënjohje nga kolegët e tu, sepse këta janë njerëzit me të cilët keni punuar çdo ditë, për vite me radhë dhe e njihni shumë mirë njëri-tjetrin”, thotë Allbenadhe në lidhje me festën uron familjen profesionale:

“Shumë kurajë për të gjithë kolegët, sepse kemi kaluar shumë sprova dhe po i kalojmë përtej natyrës krijuese të punës. Dua t’i uroj që të mos humbasin shijen e tyre dhe gëzimin nga puna, pavarësisht netëve pa gjumë dhe sakrificave të shumta që secili prej nesh i është dashur të bëjë dhe duhet të bëjë në jetën personale apo në kohën tonë personale. Dhe mbi të gjitha - të jenë të shëndetshëm!”

Viti 2023 shënon 140 vjetorin e lindjes së Sirak Skitnik dhe 80 vjetorin e vdekjes së tij. Radioja Kombëtare Bullgare do t’i shënojë përvjetorët me një sërë iniciativash dhe aktivitetesh, e para prej të cilave është ceremonia e dorëzimit të Çmimit të Madh “Sirak Skitnik” sonte.

Shihni më shumë për historinë e Radio Bullgarisë KËTU 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BNR




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 20 dhjetor 2024

Në fillim të programit tonë do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Të pëlqej" në interpretim të Bellosllavës dhe reperit Bobo. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.44 - Lajmet 12.41 -..

botuar më 24-12-20 3.00.MD

Bullgaria sot – 19 dhjetor 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” do t’ju informojmë për koncertin e Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare kushtuar Krishtlindjeve. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.23 – Lajmet 10.50 – Kënga e..

botuar më 24-12-19 3.00.MD

Bullgaria sot – 18 dhjetor 2024

Në fillim të programit tonë do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Të dy" në interpretim të Desi Dobrevës. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.31 - Lajmet 14.32..

botuar më 24-12-18 3.00.MD