Një investim i ri francez me vlerë 15 milionë leva u përurua me një ceremoni në qytetin Kërxhali (Bullgari Jugore). Ky është zgjerimi i tretë radhazi i fabrikës së kompanisë Serta Bulgaria. Investimi do të hapë 100 vende të reja pune.
"Ky bashkëpunim është një nga shembujt e shumtë pozitivë në marrëdhëniet ekonomike francezo-bullgare. Në dy dekada, kjo ndërmarrje është bërë e dyta më e madhe në sektor dhe sot ofron punësim për 700 persona", tha ministri i ekonomisë dhe industrisë, Nikolla Stojanov, i cili mori pjesë në ngjarje.
"Me njohuritë dhe aftësitë bullgare këtu krijohet prodhimi, i cili eksportohet në shumë vende të Bashkimit Evropian, si dhe në SHBA, Brazil, Argjentinë dhe Kinë", shtoi ministri.Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..
Nga sot, 1 gusht, çmimi i gazit natyror do të rritet me 4,5 për qind dhe gjatë gjithë muajit do të shitet me çmimin 60,75 leva (31,06 euro) për megavat orë, njoftoi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim do të marrin lëndën e..
Norma kryesore e interesit ra për të dytin muaj radhazi. Që nga 1 gushti është 3,53 %krahasuar me 3,63 %në korrik, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB).Që nga fundi i vitit 2023, norma kryesore e interesit ka ardhur në rënie të vazhdueshme, kur..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të..