Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një person me Covid të konfirmuar vdiq në 24 orët e fundit

Foto: Pixabay

53 janë të sapoinfektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Mbi 52.8 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 1.76 për qind e 3004 testeve të kryera rezultuan pozitive, tregon portali coronavirus.bg.

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv është 3096.

21 të infektuar u shtruan në spitale. 13 nga të sapopranuarit ose 61.9 për qind nuk ​​ishin të vaksinuar kundër virusit.

Në spitale trajtohen 290 të infektuar me Covid, prej tyre 38 janë në terapi intensive.

Një person me Covid të konfirmuar, i cili nuk ishte imunizuar, vdiq në 24 orët e fundit.

Të mërkurën u administruan 121 vaksina.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punësimi në Bullgari është ndër më të lartët në BE, por mbi 1 milion njerëz nuk punojnë

Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë burra, ndërsa 1 795 000 janë gra. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Institutit Kombëtar të..

botuar më 25-10-22 11.12.PD

GERB-SDS dhe “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë të qeverisë

Në një takim në Parlament, në prani të drejtuesve të partive, koalicioni GERB-SDS dhe partia “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë qeverisës dhe për zbatimin e angazhimeve në drejtim të orientimit euroatlantik të Bullgarisë. Këtë e..

botuar më 25-10-22 10.58.PD

Në rajonet kufitare të qytetit Kjustendill, të huajt tashmë po kërkojnë të paguajnë në euro

Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..

botuar më 25-10-22 9.20.PD