Mbërrin “Surva!” Pas një pauze tre vjeçare për shkak të pandemisë, kukerët, çaushët, arabët, babugerët dhe personazhe të tjera të çuditshme do t’i largojnë sërish forcat e liga me zhurmë. Festivali i shumëpritur i lojërave të maskaradës do të mbahet nga 27 deri më 29 janar në qytetin e Pernikut.
Mbi 1700 pjesëmarrës me tringëllimën e zileve të tyre do të pushtojnë sheshin qendror të qytetit. Ata do të demonstrojnë zakonet e lashta bullgare që janë ende të gjalla sot dhe janë pjesë e rëndësishme e traditës sonë folklorike. Në festival do të prezantohen edhe 15 grupe maskarade nga jashtë - nga Greqia, Rumania, Serbia, Italia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kroacia.
Programi nis më 27 janar në mëngjes me Festivalin “Survakariada” për fëmijë. Në të do të marrin pjesë nxënës nga shkollat e Pernikut. Në ditën e parë të festivalit është e planifikuar një konferencë shkencore ndërkombëtare, e cila do të diskutojë temën “Maskat, festivalet, muzetë”. Në mesditë do të fillojë parakalimi i 21 grupeve të maskaradës nga i gjithë vendi, sqaron për BNR Kristijan Petrov – PR në komunën e Pernikut. Dhe me shume:
“Vizitorët do të shohin koloritin e plotë të të gjitha rajoneve etnografike të Bullgarisë, gjithashtu nga Ballkani dhe Evropa Qendrore. Përgatitëm edhe një program shoqërues jashtëzakonisht interesant. Për herë të parë, të ftuarit do të mund të shijojnë festivalin nga tribunat e ndërtuara posaçërisht për mbi 1500 persona. Përveç kësaj, ata do të mund ta shikojnë atë në video muret e mëdha. Ceremonia zyrtare e hapjes është e caktuar për të premten në orën 18:00.”
Zakoni dimëror “Surva” është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-së. Dhe ajo që e bën festivalin “Surva” në Pernik thuajse në një përjetim magjik janë ritet dhe ritualet e lashta që marrin jetë në shesh në kontekstin e botës sonë moderne teknologjike.
Tradita është e gjallë dhe e pathyeshme, pohon historiani Dimitër Trençev, kryetar i K.O.R.E.N.I. (nga fshati Kollarovo, rajoni i qytetit Petriç). Edhe sot e kësaj dite, ndër të maskuarit ka një personazh drejtues, i cili, në varësi të rajonit, quhet ndryshe:
“Këta janë emra të ndryshëm për të njëjtin personazh kryesor në ritualin e maskaradës së dimrit - shpjegon Dimitër Trençev. - A do të jetë survakar në rajonin e vendbanimeve Pernik dhe Breznik, nëse do të jetë babuger në rajonin e qyteteve Petriç dhe Sandanski, nëse do të jetë xhamalar përgjatë rrjedhjes së lumit Mesta, ose do të jetë një stançinar në skajet e malit Pirin, në rajonin e qytetit Mellnik, personazhi kryesor në këtë magji maskaradë sjell bekimin. Pas tij vijnë të gjitha personazhet e tjera. Dhe më në fund edhe Gjysha Arusha me bartësin. Pse Gjysha Arusha? Sepse si të flejë, kur zgjohet thërret diellin. Dhe kur ai është shumë i thellë në gjumë, veçanërisht në një ditë të errët me shi, ajo e kap atë dhe e zgjon.”
Shikoni më shumë:
Përpilues: Veneta Nikollova (sipas intervistave të Ani Popova, BNR-Radio Sofja dhe Veneta Gavrilova, BNR-“Hristo Botev”)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, surva.org
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..