Deri më 26 mars, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit kanë mundësinë të shohin ekspozitën "Bota e përrallave të Ljuben Zidarovit". Mikpritësi i saj është Galeria kombëtare “Kuadrat 500”, dhe ekspozita përfshin dhjetë ilustrime të artistit të njohur, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare në fillim të vitit 2023.
Sipas Dr. Tanja Staneva, kuratore në Galerinë Kombëtare të Arteve, kureshtja e Ljuben Zidarovit për realitetin përreth, dëshira e palodhshme për punë dhe imagjinata e pasur janë të ngulitura në ilustrimet, të cilat janë një vazhdimësi e natyrshme e tekstit në libra. Tanja Staneva gjithashtu thekson se pothuajse për çdo ribotim të një libri me ilustrimet e tij, artisti i zhvillon më tej dhe i bën vizatimet e tij më të gjalla.
Që kur ishte student, Zidarov vizatonte ilustrime për botime të ndryshme për fëmijë. Në periudhën 1967-1970 ishte piktori kryesor i shtëpisë botuese "Narodna Mladezh". Ndër ilustrimet e tij më të njohura janë ato për "Përrallat e Sheherazades", "Ishulli i thesarit", "Përralla" të Hans Christian Andersen" dhe "Tom Sawyer" nga Mark Twain.
Për kontributin e tij në artin pamor bullgar, Ljuben Zidarov është vlerësuar me një sërë çmimesh, duke përfshirë atë të Unionit të Artistëve Bullgarë për ilustrim /1976/, Urdhri i "Shenjtorëve Kirili dhe Metodi” – Shkalla e parë, nga viti 1963, çmimi “Shekulli i Artë” i Ministrisë së Kulturës në vitin 2016 e të tjera.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Për të treguar natyrën e shumëllojshme të gruas, artistja Johana Trajanova përdor forma botanike, të cilat i rikrijon me aftësi fotografike. Rrëfimi i saj është alegorik – tërheq shikuesin, duke e bërë atë pjesëmarrës aktiv. “Abstrakti dhe arti im..
Edhe pse Bullgaria ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e fqinjit të saj, qysh më 15 janar 1992, kultura maqedonase, me përjashtime të caktuara, nuk njihet sa duhet te ne. Prandaj, Qendra Kulturore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë..
"Uroj që edhe më shumë bullgarë të fillojnë të vlerësojnë kulturën dhe vendin e tyre pa pritur që të huajt t'i vlerësojnë më parë". Fjalët janë të Alexander Eppler - një amerikan me origjinë ruse që e quan veten bullgarofil. Këtë ai e dëshmoi me gjithë..