Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 31 janarin

Dimri i vonë vjen me stuhi

Foto: Nevin Ibrahim

Në fillim të natës pas thyerjes së përkohshme të vranësirave ato do të rriten sërish deri në mëngjes nga perëndimi dhe do të fryjë erë veriperëndimore. Në disa vendbanime do të ketë reshje dëbore, kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të jenë midis minus 4° dhe 1°, në Sofje rreth minus 3°.

Ditën e martë, më 31 janar, vranësirat do të jenë të ndryshueshme, të theksuara në male dhe kryesisht aty do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë veriperëndimore në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Fushës së Trakisë së Epërme. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 2° dhe 7°, në Sofje rreth 3°.

Në zonat malore do të mbizotërojë mot i vranët dhe me erë. Do të ketë reshje dëbore dhe stuhi. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth minus 2°, në 2000 metra rreth minus 9°.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD

Parlamenti nuk filloi punë për të tretën ditë

Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..

botuar më 25-10-17 11.17.PD