Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikolla nga Cool Den dhe Annie V sërish bashkë në skenën e Sofjes

Foto: arkiv personal

Sonte, më 31 janar, dy artistë premtues do të prezantohen sërish bashkë në një klub të kryeqytetit që ofron skenën e tij për muzikantët e rinj. Këta janë Annie V dhe Nikolla Simeonov.

Anna dhe Nikolla këndojnë së bashku që nga viti 2016. Ata u takuan në një festival akustik në Sofje, organizuar nga miku i tyre i përbashkët. Interpretojnë soul, blues, rock, pop, reggae, funk, ska dhe shumë stile të tjera dhe vitet e fundit janë fokusuar në muzikën prej autori.

Të dy punojnë gjithashtu në mënyrë të pavarur me shumë sukses. Në vitin 2018, Nikolla krijoi grupin e tij Cool Den, me të cilin tashmë realizuan dy albume.

Në vitin 2021, Annie V (Anna-Maria Vërtovska) realizoi albumin e saj debutues solo, mbështetur nga Fondi Kulturor i “Muzikautor” në kuadrin e programit “Autor i Ri”. Anna-Maria shkruan tekstet, muzikën dhe është autore e aranzhimeve të të gjitha këngëve të albumit të quajtur “Station Unknown”. Në këngën me të njëjtin emër merr pjesë edhe Nikolla duke luajtur kitarë.

Një nga 12 këngët e albumit solo të Annie V është “Try”, në të cilën përveç zërit të ngrohtë të këngëtares, dëgjojmë edhe pianon e Martin Stojanov - Martist. Kënga ka një video me stil – shikoni:

Redaktor: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mery Boys Band shënon 30 vjetorin në skenë me një koncert feste

Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..

botuar më 25-02-06 8.20.PD

"Atje, në kthesë" - "takimi" i parë muzikor i Vasill Najdenovit dhe Vëllezërve Argirovi

Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..

botuar më 25-02-05 4.30.MD

B.T.R. me koncertet e para në Tokio dhe Honolulu

Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..

botuar më 25-02-04 6.15.PD