Kompania ruse “TVEL”, një degë e Rosatom, përmbushi në kohë programin e saj për vitin 2022 për furnizimin e karburantit bërthamor. Ne nuk kemi asnjë dyshim se programi i furnizimit të vitit 2023 gjithashtu do të përmbushet pa vonesë. Këtë e shkruajnë në një letër dërguar ministrit të energjetikës Rosen Hristov, nga kompania bërthamore ruse, e cila furnizon me karburant Centralin Atonik Elektrik “Kozlloduj”, të cituar nga BTA. Me letrën, Moska i përgjigjet deklaratës së Hristov të datës 22 dhjetor 2022 bërë në një intervistë televizive, në të cilën ai komentoi kontratën e sapo nënshkruar në atë kohë me korporatën amerikane “Westinghouse” për licencimin dhe zbatimin e një lloji alternativ të karburantit bërthamor për bllokun e 5-të të Centralit Atonik Elektrik “Kozlloduj”.
Ministri më pas shpjegoi se furnizimet nga kompania ruse do të pezulloheshin për shkak të vështirësive të saj për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Rusët shkruajnë gjithashtu se nuk janë informuar nga pala bullgare për përfshirjen e një furnizuesi tjetër, dhe përzierja e karburanteve të ndryshme paraqet rrezik për sigurinë bërthamore.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..