Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biden do të diskutojë me Zelenski se çfarë armësh të reja t’i dërgojë Ukrainës

Foto: Pexels

Joe Biden tha se do të diskutojë me Vollodimir Zelenski kërkesat e fundit të Ukrainës për armë të avancuara për të zmbrapsur sulmet ruse. I pyetur nga gazetarët nëse ai mbështet dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, presidenti amerikan u përgjigj negativisht.

Pasi Rusia nuk tregon shenja të ngadalësimit në shkatërrimet në Ukrainë, Zelenski po bën thirrje për armë gjithnjë e më të fuqishme dhe të avancuara. Në këtë rast, bëhet fjalë për avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin objektivat ruse shumë prapa vijës së frontit.

Ndërkohë, u bë e ditur se Shtetet e Bashkuara po përgatisin më shumë se 2 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake, e cila pritet të përfshijë jo vetëm raketat e kërkuara, por edhe pajisje mbështetëse për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot dhe armët antitank Javelin.

Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andrij Ermak, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të furnizojë vendin e tij me të gjitha llojet e armëve. Ai theksoi se shtyrja e armatimeve, si dhe pakoja e dhjetë e sanksioneve kundër Rusisë, mbart rreziqe. “Rusët po përpiqen të ringjallin perandorinë e tyre. Ukraina është thjesht gur themeli për dominimin e kontinentit”, tha Ermak, duke shtuar se mbështetja për Ukrainën është mbështetje për sigurinë e Evropës.

Vlladimir Putin vendosi një regjim të pacaktuar të rritjes së kërcënimit terrorist në rajonet kufitare të Rusisë me Ukrainën, njoftoi korrespondenti i BNR në Moskë. Regjimi hyri në fuqi për herë të parë në pranverën e vitit të kaluar dhe deri më tani rinovohej çdo 15 ditë. Dekreti presidencial parashikon rritjen e inspektimeve të makinave që lëvizin midis zonave të përcaktuara në dokument. Një urdhër tjetër i presidentit Putin detyroi ministritë e jashtme dhe ushtarake të lidhin një marrëveshje me Bjellorusinë për të krijuar qendra të përbashkëta të trajnimit luftarak për stërvitjen ushtarake.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në fshatin Mogiljane u nderuan viktimat e “Procesit të Rilindjes”

Një miting i madh përkujtimor pranë fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos (Bullgari Jugore), shënoi 40 vjetorin e protestave të turqve bullgarë kundër të ashtuquajturit “Proces i Rilindjes” dhe ndryshimit të detyruar të emrave të tyre. Në mesin e të..

botuar më 24-12-26 2.37.MD
mali Vitosha

Dëbora e madhe ka mbuluar Vitoshën, rrugët në mal nuk janë të pastruara

Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për momentin është i pamundur për shkak të borës së madhe. Borëpastruesit po pastrojnë borën që bie..

rinovuar më 24-12-26 1.27.MD

Protestuesit dalin në mbështetje të "prindërimit të përbashkët"

Në ditën e babait, Fondacioni “Prindërimi i përbashkët” organizon një protestë për ndryshimet ligjore që garantojnë që fëmijët e prindërve të ndarë të mund të rriten me kujdesin e të dy prindërve. Aktiviteti do të mbahet nën moton “Jo tjetërsimit prindëror..

botuar më 24-12-26 12.32.MD