Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët dënuan dhunën ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ani Petrova

Kuvendi Popullor dënoi aktet e dhunës ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut – veçanërisht krimin e rëndë ndaj sekretarit të klubit bullgar Hristijan Pendikov dhe u bëri thirrje institucioneve që të marrin masa sistematike për të vënë para drejtësisë autorët. Në deklaratën e tyre, deputetët shprehën gjithashtu shqetësimin se fushata e përshkallëzuar antibullgare mund të rrezikojë procesin e përfshirjes së bullgarëve në kushtetutë dhe rrugën drejt anëtarësimit evropian në Maqedonisë së Veriut, gjë që u shërben interesave të vendeve të treta.

Dokumenti, i miratuar vetëm me një abstenim, kundërshton gjithashtu moszbatimin e përhershëm të Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit mes dy vendeve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përmbytjeve, Bullgaria kërkon ndihmë nga Fondi i Solidaritetit i BE-së

Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të..

botuar më 25-10-07 8.27.PD

Parashikimi i motit për 7 tetorin 2025

Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..

botuar më 25-10-06 7.35.MD

Shuma nga Plani i Rimëkëmbjes varet nga përmbushja e një kushti të lidhur me Komisionin për Luftën kundër Korrupsionit

Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..

botuar më 25-10-06 6.46.MD