Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E ëmbël si një mollë, e lëngët si një dardhë e pjekur - për veçoritë e qepës së ujshme nga fshati Reselec

Atanas Atanasov
Foto: Facebook / Atanas Atanasov

Përveç natyrës piktoreske, Reselec njihet edhe për një lloj të veçantë qepe, e cila rritet vetëm në zonën e këtij fshati, të vendosur mes formacioneve shkëmbore të bukura.

Në këtë pjesë të veriperëndimit bullgar, qepa është mjeshtre e tryezës në çdo shtëpi. Mirëpo, kjo qepë nuk është e zakonshme, por një shumëllojshmëri e veçantë e saj. Vendasit thonë se mund të hahet si një mollë. Atanas Atanasov, një ekonomist me profesion, para disa kohësh u kthye nga jashtë në fshatin Reselec, për t’iu përkushtuar këtij varieteti specifik dhe unik.

Unë jetoja në Londër dhe prej andej vendosa të vij të jetoj në një fshat dhe në rajonin më të varfër, ndoshta në të gjithë Evropën, sepse besoja se si në Bullgari ashtu edhe në një fshat mund të jesh i lumtur dhe të sigurosh të ardhura të mira” – tha Atanas para korrespondentes së BNR në Pleven Latinka Svetozarova.

Por çfarë e bën kaq të jashtëzakonshme këtë perime në dukje të zakonshme? Kryesisht sepse është e ëmbël, është edhe e lëngët si... dardha e pjekur. “Është shumë e shijshme dhe e lëngshme. Aspak pikante!” – shpjegon Atanas, dhe shton:

“Hulumtimet e mia tregojnë se shija e tij lidhet me lumin dhe ujin. Zona ku rritet është shumë specifike. Kjo është gryka e lumit Rëçene, i cili përshkon një zonë karstike me shpella. Dhe zona ku ne e rritim ka depozitime mijëravjeçare të gurit gëlqeror, që vepron si një neutralizues i djegies. E njëjta gjë vlen edhe për ujin me të cilin e ujitim. Klima është gjithashtu me rëndësi - këtu kalojnë luginat e dy lumenjve dhe ajri ndryshon mijëra herë në ditë. Shumë njerëz u përpoqën të na “vjedhin” bukën e gojës, sollën qepë në formë dhe madhësi, por për sa i përket shijes nuk mund ta arrijnë këtë rezultat” – thotë Atanas Atanasov.


Qepët në fshatin Reselec kultivohen këtu për gati 600 vjet dhe u bënë një emblemë e të gjithë rajonit. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar një festival, i cili në vjeshtë mbledh prodhues dhe të ftuar nga i gjithë vendi për të respektuar këtë produkt unik. Kokat e kësaj qepe janë të formave të ndryshme, në ngjyrë mund të ndryshojnë nga rozë-vjollcë në të verdhë-kafe. Falë ujitjes së rregullt, koka është me shumë fletë të tulta, të buta dhe të lëngshme. Përveç kësaj, është i pasur me minerale dhe kripëra dhe është një kurë e provuar për diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Ku dhe si përdoret perimet e shijshme?

“Më shpesh e shtypni kokën me të dyja duart dhe e hani të freskët - rekomandon Atanas. - Përndryshe përdoret në sallata, por edhe në dimër, kur është më i kërkuari. Sidomos kur afrohen Krishtlindjet, kur traditat fillojnë të përmbushen. Kur përgatitni pjatën tradicionale me mishin e derrit, shtoni qepën 5 minuta para se ta hiqni nga furra. Dhe pastaj hani vetëm qepën, harroni mishin!” - bën shaka Atanasov.


Prodhimi i qepës në fshatin Reselec është punë e mundimshme intensive, sepse çdo gjë bëhet me dorë - plugimi, lëmimi, mbjellja. Ajo ujitet çdo ditë dhe në fillim të shtatorit mblidhen të korrat. Qepa thuret në gërsheta dhe zgjat deri në dhjetor-janar. Një recetë tradicionale për fshatin Reselec është pjata e quajtur bullgarisht “luçnik”. Kjo gjellë përgatitet me qepën e ujshme vendase, vezë dhe djathë.

Shikoni më shumë:

Përpilues: Veneta Nikollova (mbi bazë të intervistës së Latinka Svetozarova, korrespondente e BNR-së në Pleven)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / Atanas Atanasov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në foto (nga e majta në të djathtë): Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit Rajna Manxhukova, Zdravka Vlladova-Momçeva, Joana Znepollska, Radosllava Nedjallkova, gazetarja Cvetana Paskaleva dhe Nevenka Kostadinova

Radosllava Nedjallkova nga Milano është "Bullgarja e Vitit 2023", auditori nderoi Nevenka Kostadinova nga Serbia

Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..

botuar më 24-10-18 4.14.MD

Në Sofje, tregojnë gjeneratën e fundit të makinave dhe të ardhmen e teknologjive auto

Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..

botuar më 24-10-18 11.06.PD

Fondacioni Theodora von Auersperg fillon punën edhe në Bullgari

Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në vendin tonë. Rreth kësaj ideje u bashkuan pianistja e talentuar Nadezhda Canova dhe princesha..

botuar më 24-10-18 7.35.PD