Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dërgoi 3 gjeneratorë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut

Foto: BGNES

Maqedonia e Veriut duhet të kuptojë se rruga drejt Evropës dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore është me veprime, jo me fjalë. Dhuna dhe provokimet lindin dhunë dhe provokime, dhe ky rreth vicioz duhet të thyhet, tha zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministër i brendshëm Ivan Demerxhiev. Deklarata vjen pas problemeve në kufi për shtetasit bullgarë të cilët nuk u lejuan të hynin në Shkup për shënimet e përvjetorit të revolucionarit Goce Dellçev më 4 shkurt.

Pala maqedonase doli me mungesën e energjisë elektrike në kufi si pretekst për ndalimin e bullgarëve. Prandaj, Demerxhiev njoftoi se po dërgon nga një gjenerator në tri pikat kufitare për të ndihmuar vendin maqedonas.

Demerxhiev njoftoi i ofroi kolegut të tij maqedonas të takohen në fund të javës në Dellçevo.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 janarin

Paraditen e së mërkurës , kur temperaturat do të jenë pak nën zero, do të ketë kushte për akull. Temperatura minimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 1°, ndërsa në Sofje do të jetë minus 2°. Para mesditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme, por do..

botuar më 25-01-21 7.40.MD

Në të gjithë Bullgarinë shënuan Ditën e Gjyshes sipas stilit të vjetër

Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden) sipas stilit të vjetër. Kjo është një ditë, në të cilën nderohen gjyshet – gra që ndihmojnë në lindjen..

botuar më 25-01-21 7.27.MD

Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja për Ukrainën mbeten prioritete për Bullgarinë

Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kalas. Ai theksoi përkushtimin e vendit tonë për një Bashkim..

botuar më 25-01-21 4.02.MD