Ekipet e para bullgare prej gjithsej 19 personash, menjëherë pas mbërritjes së tyre në qytetin turk Adana, shkuan në dy rajone të shkatërruara, njoftoi ambasadori bullgar në Turqi Angell Çollakov, i cili gjithashtu ndodhet në Adana pas tërmetit shkatërrues në Turqi. Në Iskenderun është një bashkatdhetar yni i zhdukur, me të cilin nuk është e konstatuar asnjë lidhje. Ky është një bullgar me shtetësi të dyfishtë, tha ambasadori, duke shtuar se për momentin nuk ka informacion për shtetas të tjerë bullgarë të lënduar. Ambasadori tha se atmosfera në Turqi është dramatike, njerëzit janë të frikësuar dhe të dëshpëruar, por kanë besim të plotë tek autoritetet e vendit.
Turqia po përjeton një fatkeqësi të paprecedentë në historinë e saj. Gjatësia e vijave të thyerjes pas tërmeteve është 350 km., 30 000 metra katror është zona e prekur me 13.5 milionë banorë. 10 rrethe u prekën, tha për BNT ambasadorja turke në Bullgari Ajlin Sekizkjok.
“Në Gaziantep kemi 3500 njerëz që janë të gjetur të vdekur. 5900 ndërtesa janë të shembur plotësisht. Mbi 20 000 janë të lënduarit deri më tani. Kemi frikë se këto shifra do të rriten dhe këtë po e presim me shqetësim të madh”, shtoi ambasadori.
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar,..
Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..