Beteja tani është për njerëzit e mbijetuar, që janë nën rrënoja. Ekipe shpëtimi nga e gjithë bota po mbërrijnë në Turqi dhe Siri për të ndihmuar në kërkimin e njerëzve. Deri më tani, më shumë se 8000 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Në operacionet e shpëtimit tashmë po marrin pjesë edhe ekipet e shpëtimit nga Bullgaria, të cilët kanë punuar edhe gjatë natës. Kështu e bëri të ditur e dërguara e Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) në Turqi, Ajshe Sali.
Udhërrëfyesi turistik Ilhan Karabulut tregoi para Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për situatën në rrethin turk të Kahramanmarash. Sipas fjalëve të tij, rrugët janë të ndërprera në pjesët më të larta të rajonit. Sidomos në vendbanimet malore rrugët janë shembur si pasojë e tërmetit, por sot tashmë po i afrohen me helikopterë, të cilët do të japin ndihmën në vend. Sipas tij, autoritetet janë kujdesur për evakuimin e të sëmurëve të rëndë me rrugë ajrore.Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..