Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Analistët dyshojnë në potencialin sulmues rus

Joe Biden
Foto: EPA/BGNES

Në fjalimin e tij "Për gjendjen e Bashkimit" në Kapitol, presidenti amerikan Joe Biden theksoi se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën sipas nevojës, raporton Zëri i Amerikës. "Ne jemi të bashkuar në mbështetje të Ukrainës dhe do të jemi me ju për aq kohë sa të jetë e nevojshme," tha presidenti. Shtetet e Bashkuara bënë atë që bëjnë më së miri, bashkuan NATO-n dhe udhëhoqën koalicionin global për të ndihmuar Ukrainën, tha Biden dhe e përcaktoi pushtimin rus të Ukrainës si një provë për Amerikën në mbrojtje të demokracisë dhe parimeve të saj themelore.

Komanda ushtarake ruse po vendos afate joreale dhe po nxiton të nisë një ofensivë të re të madhe për të marrë kontrollin e rajonit të Doneckut pa fuqi të mjaftueshme luftarake. Ky është vlerësimi i Institutit për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW. Besohet se Rusia nuk ka municion të mjaftueshëm të vijës së përparme dhe njësi të manovrueshme për një ofensivë të suksesshme në shkallë të gjerë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkalla e papunësisë në Bullgari mbetet e ulët

Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..

botuar më 25-10-19 10.15.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD