Mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së është një angazhim i përbashkët dhe duhet të jetë prioritet për të gjitha vendet evropiane, tha presidenti Rumen Radev, i cili bisedoi me anëtarët e grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë në Parlamentin Evropian, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Sipas Radevit, zgjerimi i lidhjeve brenda BE-së është i një rëndësie kyçe për përballimin e krizës ekonomike dhe energjetike dhe për parandalimin e përkeqësimit të pabarazive ndërmjet shteteve anëtare. Forcimi i mbështetjes për vendet në vijën e parë, që janë nën presionin më të madh fluksit të migrantëve, garanton sigurinë e të gjitha vendeve anëtare, theksoi kreu i shtetit dhe bëri thirrje për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen në bazë të kritereve të vendosura.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..