Të krishterët dhe myslimanët në qytetin Kërxhali (Bullgari Jugore) u bashkuan në mbështetje të viktimave të tërmetit shkatërrues në Turqi. Pikat e grumbullimit të asistencës janë hapur në të shtatë bashkitë e qarkut dhe fshatrat e mëdha. Ajo do të udhëtojë me kamionë për në Edrene, nga ku do të shpërndahet në zonat e prekura. Lutjet e përbashkëta në xhami dhe në kishë janë pjesë e kauzës së përbashkët. Edhe komuna të tjera në vend mbledhin donacione.
Një autobus me rroba të mbledhura nga studentët është nisur herët në mëngjes drejt Turqisë. Dhe më vonë sot një tjetër do të niset për në Siri. Këtë e bëri të ditur Daniell Parushev nga Përfaqësia Kombëtare e Këshillave Studentorë.
Komuniteti sirian në Bullgari mbledh ndihma në ambasadën siriane në Sofje. "Ne po mbledhim ndihma me shpresën se qeveria bullgare në një moment do të lejojë një avion të fluturojë direkt në Siri. Përndryshe, ndihma nuk ka mundësi të arrijë. Pjesa veriore e Sirisë nuk është nën kontrollin e qeverisë atje dhe nuk ka asnjë mënyrë për të hyrë kamionë apo autobusë, por me avion ata do të zbresin në aeroportet e Sirisë pa asnjë problem”, tha për BNR Mohamed Ibrahim, kryetar i Shoqatës së Sirianëve në Bullgari.
Vullnetari Deniz Mutlu, i cili organizoi një fushatë donacionesh në Plovdiv së bashku me Pavell Naçev, arriti të transportojë gjithsej 15 autobusë në Edrene, të ngarkuar me ndihma për viktimat në Turqi.
Kolegjiumi rajonal mjekësor në Plovdiv njoftoi se do të dhurojë 5000 leva për viktimat në Turqi dhe Siri. "Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe të gjitha viktimat", bëri të ditur kolegjiumi.
Të gjithë mund t'i bashkohen fushatës përmes donacioneve në llogarinë bankare të Kryqit të Kuq Bullgar:
IBAN: BG64UNCR76301078660913
ose me SMS në numrin e shkurtër 1466 për të gjithë operatorët celularë.
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj dite e mbajnë Bullgarinë në zemrat e tyre. Ndër ta është Cenka Genova, me origjinë nga Trojani, e cila..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e Kopshtarisë Bullgare në Hungari në Regjistrin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Ky..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë ekipe nga e gjithë bota, të cilat arritën të zënë një vend të denjë midis më të mirave pas një..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të..