Kompania shtetërore ruse "Gazprom" ka paraqitur një kërkesë kundër Bullgarisë në bazë të kontratës së furnizimit me gaz natyror që skadon në fund të vitit 2022, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) ministri në detyrë i energjisë Rosen Hristov. Ai nuk pranoi të japë detaje për shkak se informacioni është konfidencial, por siguroi se “çdo gjë në këtë kontratë është nën kontroll”.
Tani Bullgaria nuk blen gaz natyror nga Rusia, dhe kjo dëshmohet nga certifikatat e origjinës, të cilat kërkohen nga furnizuesit që marrin pjesë në tenderat për furnizimin me gaz, shtoi Hristov. Bullgaria po bëhet një faktor serioz në furnizimin me gaz të lëngshëm për të gjithë Evropën Juglindore, përmes tranzitit nga terminalet e gazit të lëngshëm në Greqi dhe Turqi dhe përmes rritjes së gazsjellësit nga Azerbajxhani, theksoi ministri.Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga..