“E shtuna familjare” zhvillohet sot (11 shkurt) në Muzeun Politeknik Kombëtar në Sofje. Iniciativa është pjesë e kremtimit të Javës Ndërkombëtare të Martesës, e cilaorganizohet për të 12-in vit radhazi në Bullgari dhe vazhdon deri më 14 shkurt 2023. Programi do të ofrojë lojëra argëtuese dhe interesante të përshtatshme për të gjithë familjen, të cilat do të mbështesin komunikimin më të mirë familjar në një mjedis joformal dhe miqësor. Vizitorët e muzeut do të kenë gjithashtu mundësinë të shohin ekspozitën e përkohshme "Vernisazhi i Kotësisë" dhe ekspozitën "Anije, pallate dhe makina".
Java Ndërkombëtare e Martesës e ka origjinën në Angli në fund të shekullit të 20-të. Sot, afro 30 vende marrin pjesë në iniciativë. Synimi është që përmes iniciativave të ndryshme partnerët të ngjallin sërish interes për njëri-tjetrin dhe të thyejnë monotoninë e përditshmërisë së tyre në dashuri, shpjegon idenë e eventit, Mihaella Jorgova, psikologe dhe koordinatore e ekipit të “Java e Martesës” në Bullgari.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Edhe këtë vit, ekipi që po studion kompleksin arkeologjik Provadia-Kriporja organizon më 22 shtator Ditën e Dyerve të Hapura. Është përgatitur një itinerar interesant dhe ndryshe nga ai standardi për vizitorët në kompleksin e qendrës më të lashtë të..
Pak persona e dinë se kjo është kafsha e parë autoktone bujqësore bullgare e njohur nga Komisioni për Racat e Kafshëve pranë Ministrisë së Bujqësisë, që prej vitit 2005. Emrin e ka marrë nga barinjtë nomadë – karakaçanët, të cilët udhëtonin me tufat e..
Gjatë verës së vitit 2024, një bashki e kryeqytetit dhe banorët e saj treguan se si në mënyrë të thjeshtë mund të jemi të lumtur dhe të bashkuar si një komunitet – të ulur në një tavolinë të përbashkët. Në korrik 2024, në rrugën "Ekzarh Josif", dhe në..