Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për ditën e dytë nuk u regjistrua asnjë vdekje me Covid

Foto: arkiv

16 janë infektuar rishtazi me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 9 krahasuar me një ditë më parë. 7 nga të sapo infektuarit ose 43.75% nuk ishin të vaksinuar. 3.5% e 559 testeve të kryera ishin pozitive, krahasuar me 3.1% të treguesit të dielën, sipas portalit coronavirus.bg.

Rastet e regjistruara aktive u rritën me 13 në 2653. Dy të infektuar, të cilët ishin vaksinuar, janë shtruar në spital. Të shtruarit janë ulur me dy në 185. Janë 23 të infektuar në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë vdekje të regjistruar me Covid të konstatuar. Katër persona u shëruan të dielën. Nuk është vendosur asnjë vaksinë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Georgiev

Bullgaria pret që të hiqet nga “Lista Gri” e FATF-së

Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Këtë e deklaroi ministri i drejtësisë, Georgi Georgiev, për BNT...

botuar më 25-10-27 10.06.PD

Agjencia “Mjara”: Krimet dhe incidentet mbeten burimi kryesor i tensioneve

Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë..

botuar më 25-10-26 10.15.PD

Produkti i Brendshëm Bruto rritet me 3.4% në vitin 2024

Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..

botuar më 25-10-25 12.35.MD