Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqinë juglindore dhe Siri ka kaluar 33 000 veta, ndërsa numri pritet të rritet. Shpresat për të gjetur të mbijetuar të gjallë po shuhen. Një grup bullgar i shpëtimtarëve vullnetarë po vazhdon të kërkojë njerëz nën rrënojat në qytetin e Hatay.
BE do të dërgojë më shumë tenda, batanije dhe soba, i tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përmes telefonit presidentit turk Rexhep Erdogan. Sipas mekanizmit të mbrojtjes civile, BE ka dërguar tashmë 38 ekipe shpëtimi me mbi 1600 njerëz dhe 106 qen. Përveç kësaj, 12 shtete anëtare siguruan 50 000 tenda dimërore familjare, 100 000 batanije dhe 50 000 soba.
Presidenti sirian Bashar al-Asad falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat premtuan dhjetëra milionë dollarë për të rindërtuar zonat e prekura në vend. Asad falënderoi gjithashtu Katarin, i cili po dërgon 10 000 kontejnerë strehimi në Siri. Qasja humanitare në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri vazhdon të jetë e vështirë, njoftoi OKB.Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në..
Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine..