Sanksionet sipas ligjit "Magnitsky" synojnë të forcojnë vendimin e Bullgarisë për integrim të thellë në Evropë, bashkëpunim me kompanitë globale dhe diversifikimin e burimeve të energjisë, deklaroi para BNR Jim O'Brien, kreu i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve në Departamentin e Shtetit të SHBA.
Pas takimeve me presidentin Rumen Radev, me përfaqësues të qeverisë së përkohshme dhe të partive politike, O'Brien tha se në vend ka mirëkuptim për kryerjen e reformave në luftën kundër korrupsionit, por nevojiten veprime reale.
"Ne do të donim të shihnim një proces ku partitë të bashkohen dhe të bien dakord për një tekst specifik dhe të angazhohen për ta votuar në fillim të punës së parlamentit të ri. Dhe pastaj ta zbatojnë atë", theksoi diplomati amerikan.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..