Deputeti i GERB-it nga ish-parlamenti i 48-të, Deljan Dobrev, kërkoi urgjentisht mbledhje të parlamentit për t’u kuptuar se kush e dëshiron realisht reformën në drejtësi.
“Duke qenë se të gjitha partitë betohen për besnikëri ndaj reformës në drejtësi dhe fajësojnë njëra-tjetrën për dështimin e saj, unë propozoj që presidenti sipas kompetencave të tij të mbledhë menjëherë parlamentin dhe në 1 javë ta votojmë atë”, - ka shkruar Dobrev dhe ka theksuar: Kështu do të tregojmë realisht kush është pro e kush kundër dhe do të kursejmë shumë fjalë boshe gjatë fushatës!” Thirrja e ish-ministrit të ekonomisë dhe energjisë në Facebook erdhi pasi presidenti tha se deputetët nga parlamenti i 48-të kishin frikë të formonin një qeveri.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..