Natën e 15 duke u gdhirë 16 shkurti, Rusia kreu sulme të reja ajrore, kryesisht në Ukrainën Perëndimore dhe Verilindore. Përveç dronëve iranianë, 32 raketa lundrimi u lëshuan nga anijet në Detin e Zi dhe bombarduesit strategjikë. Autoritetet ukrainase njoftuan se rrëzuan 16 raketa, ndërsa pjesa tjetër dëmtoi infrastrukturën.
Këtë pranverë, duhet të ndihet se Ukraina po shkon drejt fitores, tha presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski në fjalimin e tij tradicional me video të mesnatës, transmeton UNIAN. Presidenti rus Vlladimir Putin nuk do të ndalet nëse ne nuk e ndalojmë atë, tha zëvendësministri polak i punëve të jashtme Pavell Jabllonski për CNN dhe tërhoqi vëmendjen mbi mungesën e municioneve për Ukrainën. I pyetur nëse Polonia do të sigurojë avionë luftarakë për Kievin, Jabllonski u përgjigj se asgjë nuk duhet të përjashtohet.
Ndërkohë, Ambasada ruse në Uashington kërkoi që “Shtetet e Bashkuara të përpiqen të vërtetojnë se nuk qëndrojnë pas shkatërrimit të gazsjellësit “Rryma Veriore”, i cili lidhte Rusinë me Evropën Perëndimore”, njoftoi TASS. Moska e konsideron shkatërrimin e “Rrymës Veriore 1” dhe “Rrymës Veriore 2” në shtator 2022 një “akt të terrorizmit ndërkombëtar”.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..