Prodhimi bujqësor me vlerë mbi 17 milionë euro gjendet në magazina në rrethin e Silistrës, për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes, njoftoi BTA. Nga njëra anë, çmimet e plehrave dhe preparateve të autorizuara nga BE-ja për përdorim janë shumë të larta, nga ana tjetër, importi i pakontrolluar i produkteve bujqësore të lira nga Ukraina e bën prodhimin bullgar të pashitshëm.
Nga shtatori, çmimi i grurit ka rënë për 50 euro për ton, ndërsa aktualisht çmimi i grurit bullgar është rreth 250 euro për ton, që është dukshëm më i ulët se çmimi i tij i kostos. Për t'i lënë vend prodhimit të ri, një pjesë e madhe e fermerëve do të duhet të shesin me çmim të ulët. Shumë prej tyre do të detyrohen të marrin kredi për të siguruar burime financiare për fushatën e re. Kjo në mënyrë të pashmangshme do të çojë në falimentime në industri midis fermerëve më të vegjël. Sipas përfaqësuesve të industrisë, situata është e njëjtë në Rumani. Prandaj, përfaqësues të sektorit nga të dy vendet propozojnë që prodhimi përgjatë korridoreve të solidaritetit të kalojë nëpër vendet anëtare të BE-së pa mbetur në tregun evropian. Për këtë problem jo një herë ka sinjalizuar edhe ministri i bujqësisë Javor Geçev, i cili ka kërkuar zgjidhjen e problemit në nivel evropian.Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..
Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Gjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës..