Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në janar, zyrat e punës siguruan vende pune për 12 037 persona të papunë

Foto: BGNES

Me ndërmjetësimin e zyrave të punës në vend, në muajin janar kanë nisur punë gjithsej 12 037 të papunë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, punë kanë gjetur edhe 266 pensionistë, studentë dhe të punësuar.

Mbi 20 për qind gjetën punë në sektorin e industrisë përpunuese. Pas tyre janë të punësuarit në sektorët e tregtisë, qeverisjes shtetërore dhe hotelerisë. Rreth 5 për qind është pesha e të punësuarve në shëndetësi dhe sektorin social, rreth 4 për qind punojnë në ndërtim.

Një rritje prej 2.3% me bazë vjetore është raportuar edhe në numrin e vendeve të punës në tregun primar të punës, ku numri i tyre është rritur në 12 058. Numri më i madh i vendeve të lira të punës është në industrinë përpunuese (33.8%). Pas tyre renditen ato në administratën shtetërore (14,5%), tregtinë (9,4%), hotelerinë dhe restorantet (7,0%), arsimin (6,9%) dhe veprimtaritë administrative dhe ndihmëse (5,7%).


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD

Krishtlindjet janë të mundura që në nëntor – Sofja në drita, pazare dhe atmosferë festive

Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..

botuar më 25-11-17 6.55.MD